U përplas nga fuoristrada, humb jetën në spital i moshuari në Lushnjë
07/11/2023 21:45
Këmbësori që u përplas nga një fuoristradë në Lushnjë, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Aksidenti, që rezultoi fatal për 87-vjeçarin, ndodhi në kryqëzimin e Savrës. Avdyl Çullhaj po kalonte rrugën, ndërsa mbante në shpinë në ngarkesë me dru zjarri, kur u godit nga mjeti.
Drejtuesi i automjetit, një 38-vjeçar, është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes.
Top Channel