Protokolli bashkëpunimit Itali Shqipëri firmosur në Romë të Hënën nga kryeministria e Italisë Georgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama, për ngritjen në Shëngjin dhe Gjadër të disa qendrave nga ku do të  shqyrtohen  azil kërkimet në vendin tonë të emigrantëve nga Afrika, i ka rreshtuar deputetët e opozitës kundra.

“Duke shprehur mendimin tim për kryeministren Georgia Meloni më duhet t’i them se firma e Edi Ramës në atë marrëveshje është e pavlefshme”- tha Berisha.

“Është një marrëveshje sekrete që e ka bërë kryeministri Edi Rama me mëndje të vet, me kokë të vet, për interesa të vet pa u konsultuar pa analizuar situatën nëse Shqipëria ka kapacitete për të mbajtur aq shumë emigrantë. Do të sjelli shumë problematika të sigurisë kombëtare”- u shpreh Vokshi.

Është marrëveshja me langaraqe që mund ti ndodh Republikës së Shqipërisë. Pse? Nuk mundet një individ i vetëm të marrë atributet pavarësisht se është kryeministër të marrë atributet e qeverisë, parlamentit dhe të gjithë me radhë”- tha Saimir Korreshi.

Por Lulëzim Basha me deputetët e tij mbështetës nuk e kanë artikuluar ende qëndrimin pro apo kundër. Kanë depozituar në parlament një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për të dëgjuar prej tij, të gjitha detajet e kësaj PO-je, të qeverisë shqiptare për këtë çështje.

Ndërsa deputetët socialist i mëshojnë argumenteve të kryeministrit Edi Rama se përse Shqipëria duhet të përfshihet në këtë proces.

“Ashtu siç njerëzit na kanë mbështetur ne edhe ne duhet të mbështesim sepse mos të harrojmë vite më parë edhe ne kemi patur një fenomen të tillë”- tha Klodiana Spahiu.

Por, a mjafton vetëm ky argument?

“Do ta mendojmë”- pëgjigjet Spahiu.

Top Channel