Mbahet seanca për Belerin.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se mbrojtja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe Pandeli Kokadheshit është drejtuar për në Gjykatë, ndërsa në seancën e sotme, e nisur në orën 12.00, do të merret në pyetje një nga 8 dëshmitarët e SPAK; Arsen Rama.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar mbajtjen e seancës me dyer të mbyllura, duke argumentuar se dëshmitari është kërcënuar dhe kanosur, si dhe i është djegur makina, për këtë shkak duhen mbrojtur të dhënat e tij.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për seancë me dyer të mbyllura, dhe urdhëroi dëshmitarët e tjerë, gazetarët dhe përfaqësues të ambasadës greke, të cilët kanë ndjekur procesin që prej fillimit, të dalin nga salla e gjyqit.

Kështu, dëshmia e bashkëpunëtorit të prokurorisë Arsen Rama do të administrohet me dyer të mbyllura. Vlen të theksohet se ishte Arsen Rama ai i cili denoncoi blerjen e 8 votave me 40 mijë lekë nga Fredi Beleri. Gazetarja Anila Hoxha raporton se janë për të pyetur edhe 7 dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i Arsen Ramës, Abdul Rama, mirëpo duke qenë se është larguar jashtë vendit, njoftimi i tij është i pamundur.

Gjykata do të shprehet sërish për dëshmitarët e tjerë.

Fredi Beleri akuzohet për korrupsion zgjedhor, ku pagoi një qytetar i cili dëshmoi se mori para dhe ia dha qytetarëve në këmbim të votave. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA