Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që ata se kanë menduar kurrë.
Gjatë një konferencë në në Tel Aviv, ai tregoi se qyteti i Gazës tashmë është i rrethuar dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), që po vepron brenda qytetit.
“IDF po thellon presionin e saj mbi Hamasin dhe ka vrarë shumë terroristë. Hamasi tani po zbulon se ne po vijmë në vende që nuk e kishin menduar kurrë se do t’i bënim. Forcat izraelite kanë shkatërruar selinë, tunelet dhe bazat e Hamasit”, tha Netanyahu.
Duke iu kthyer kufirit verior, kryeministri theksoi sërish se nëse “Hezbollahu fillon të marrë pjesë në këtë luftë… do të bëjnë gabimin e jetës”. Për mundësinë e ndalimit të luftimeve, ai u shpreh:
“Nuk do të kemi armëpushim pa pengjet në shtëpi. Ne do të shkatërrojmë plotësisht aftësinë e Hamasit për të udhëhequr Gazën. Izraeli nuk do të ndalet”.
Ndër të tjera ai shtoi së qeveria ka evakuuar më shumë se 100,000 njerëz në Izrael nga shtëpitë e tyre.
Top Channel