Ish-e dashura e Cristiano Ronaldo merr urdhër dëbimi nga familja e Silvio Berlusconi teksa vijon të banojë në pronat e tij (fotot)

07/11/2023 18:50

Në skandalin e fundit të grave të ish-kryeministrit të ndjerë të Italisë, Silvio Berlusconi një urdhër dëbimi është dhënë për disa nga pretendueset e trashëgimisë së tij.

Ish-modelja Manuela Ferrara, e cila e përshkruan veten si “gazetare, modele e influencer’ ka qenë një nga vajzat e ftoheshin rregullisht në festat e darkat e Berlusconi si ‘darkuese elegante’.

Ajo është një nga rreth 20 vajza që kërkonin pagesa dhe strehoheshin nga Berlusconi – para se ai te vdeiste nga kanceri në qershor. Ato gjithashtu argumentojne per “dëmtimit të reputacionit” për përfshirje në skandalin seksual te ish-kryeministrit.

Por tashmë fëmijët e tij kërkojnë largimin e tyre nga shtëpitë e ish-manjatit në Milano.

Manuela – e cila më parë është shoqëruar me futbollistin Cristiano Ronaldo – banon në vilën Bande Nere-Primaticcio në Milano por tashmë duhet të largohet deri në fund të vitit.

39 vjeçarja dhe motra binjake Marianna, ishin të ftuara të rregullta në festat e ekzagjeruara të Berlusconit në shtëpinë e tij në Arcore në fillim të viteve 2000, për të cilat më vonë nisën hetime kriminale.

Manuela, e cila punonte me pare në televizionet e Berlusconi, tha në një seancë me prokurorët: “Unë jam një vajzë e rregullt por më përshkruajnë si një ‘eskortë’, kjo është absurde”.

“Ne paguheshim 2,500 Euro në muaj nga Berlusconi dhe festat nuk ishin vulgare pasi nuk kishte asgjë skandaloze, kërcimtaret me këtë punë jetojnë”.

Manuela më pas la punën në parashikimin e motit dhe u bë pjesë e programeve “reality TV” italiane, si dhe modelon për kalendarë e të brendshme.

Edhe dy vajza të tjera janë bërë pjesë e urdhrave të dëbimit, Alessandra Sorcinelli e Barbara Guerra, ndaj të cilave po veprojnë ligjërisht trashëgimtarët e Berlusconit.

Alessandra pretendon se Berlusconi i ka premtuar 3 milionë euro kompensim për prishjen e  reputacionit dhe i ka kërkuar avokatëve të veprojnë për të provuar se ajo mund të qëndrojë në apartament.

FOTO GALERI
1/5
Ish-modelja Manuela Ferrara, e cila e përshkruan veten si “gazetare, modele e influencer' ka qenë një nga vajzat e ftoheshin rregullisht në festat e darkat e Berlusconi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA