Diskutimi në “Top Story” për epokën e re të filmit shqiptar u shoqërua me opinione që ngjallën debate në studio mes të ftuarëve.
“Unë mendoj që shumica është mediokre dhe pakica elitare”, ky koment i Agron Domit, producentit të Tirana Film Institute teksa i referohej audiencës shqiptare, nuk u prit aspak mirë nga të ftuarit dhe moderatorja Grida Duma.
Kryesisht fokusi ishte tek moderatorja “Top Story” dhe producenti Domi, që debatuan në lidhje me perceprimin që ky i fundit ka.
Debati i zhvilluar mes tyre:
Agron Domi: Ajo që prodhon ti a do të ketë shitje apo jo, për ty është e rëndësishme kjo.
Ledion Liço: Sigurisht, për çdo producent është.
Agron Domi: Kurse për kinematë serioze, ai nuk mer në analizë, kur bën skenarin, shitjen e filmit. Nuk i intereson fare. Pastaj hyjnë partnerët e tjerë më vonë.
Grida Duma: Çështja është kush e ushqen në fund vendin, cila gjë. Ju thoni kështu, ky seriozi, elitari, është për këtë gjënë artisitke. Tani ka mision më të madh arti se sa të komunikojë me shumicën dhe mendësinë.
Agron Domi: Unë mendoj që shumica është mediokre dhe pakica elitare.
Ermal Mamaqi: Ky mendon që në Shqipëri lulet janë gomerët.
Grida Duma: Jo, jo nuk ka lidhje fare me atë Ermal.
Agron Domi: Ky është një fakt botëror, nuk ka lidhje me Shqipërinë.
Grida Duma: Unë kam një pyetje tani. Po këtë mediokritetin e popullit të maxhorancës nëse nuk e rregullon arti, kush do ta rregullojë?
Agron Domi: Duhen edukuar. Edukimi, shkollat. Për mua arsimi… Kjo shkollë është pjesë e këtij sistemi që është defiçitare shumë.
Top Channel