Ancelotti: Bellingham mund të pushojë. Brahim Diaz apo Arda Guler? Mund të jetë…

07/11/2023 17:45

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur për mediet spanjolle në prag të ndeshjes së mërkurë kundër Braga-s në Champions League.

Analiza e trajnerit nis me gjendjen e Jude Bellingham, i cili nuk është në momentin e tij më të mirë për shkak të një problemi në shpatull.

“Ai është mirë, është i disponueshëm, por duhet të shoh nëse do të jetë titullar apo nëse do të pushojë një ndeshje pas problemit në shpatull. Ai është stërvitur, por unë do të vlerësoj. Nëse ai nuk do të luajë, mund të jetë Brahim Diaz, por edhe Arda Guler, i cili ka cilësi të mëdha dhe duhet të luajë. Opsionet janë aty”, deklaroi tekniku i “Los Blancos”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA