14-vjeçari vdes gjatë vrapimit nga ataku kardiak në shkollën në Florida (fotot)

07/11/2023 18:06

Një djalë 14-vjeçar ka vdekur të dielën gjatë një gare vrapimi në një shkollë të mesme në Florida, SHBA.

Adoleshenti i identifikuar nga familjarët e tij si Knox MacEwen, pësoi atakun kardiak teksa vraponte në shkollën e tij Everglades, tha policia për rrjetin vendas NBC6-South Florida.

Personeli i emergjencës kishin ardhur me urgjencë dhe kishin dërguar MacEwen në spital por ai nuk mund të shpëtohej, thanë zyrtarët.

Drejtori i shkollës njoftoi vdekjen e tij duke shtuar se konsulentë psikologë do të punojnë kësaj jave me nxënësit për t’i ngushëlluar për ngjarjen e rëndë e të papritur.

“Një nga nxënësit tanë ka ndërruar jetë sot teksa transportohej në spital. Ofroj ngushëllimet më të thella për familjen e tij, miqtë e mësuesit, që mbajnë zi për këtë humbje të rëndë”, tha ai drejtori i shkollës Jimmy Arrojo.

Ende nuk duhet shkaku i atakut kardiak të 14 vjeçarit, por pastori i kishës vendase tha se MacEwen ishte i dashur nga të gjithë dhe se vdekja e tij është një humbje e madhe për komunitetin.

Miqtë e familjarët kishin ngritur një faqe donacionesh për shpenzimet e funeralit dhe për t’i lënë kohë prindërve të mbajnë zi për fëmijën. Aty shkruhej se nëna e adoleshentit Julie, “po përpiqej të rikuperohej fizikisht e financiarisht nga një betejë e gjatë me kancerin”, para se të goditej nga tragjedia.

FOTO GALERI
2/3
Personeli i emergjencës kishin ardhur me urgjencë dhe kishin dërguar MacEwen në spital por ai nuk mund të shpëtohej, thanë zyrtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA