Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë pika e parë e dialogut, thotë asistentja në Parlamentin Europian, Federica Woelk.

Ajo është skeptike për mënyrën sesi e ka trajtuar blloku dialogun deri tani, e thotë se ndërmjetësuesit Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, duhen ndryshuar.

“Që të jem e sinqertë, unë jam pak kritike se si BE e ka trajtuar dialogun deri më tani, e kjo për disa arsye. Para së gjithash, sepse ndaj Kosovës pati sanksione të cilat janë ende në funksion dhe për mendimin tim kjo është krejtësisht e padrejtë. Së dyti, sepse edhe Serbia nuk ka filluar t’i zbatojë marrëveshjet, por ajo nuk ka pasur asnjë pasojë për këtë. Plus, për momentin po shohim që edhe Serbia ka pasur guximin të thotë përballë Von der Leyen se do nuk e njohin Kosovën dhe kjo duhet të jetë, për mendimin tim, pika e parë e dialogut”, u shpreh Federica Woelk.

Sanksionet duhet t`i vendosen Beogradit, e t`i hiqen Kosovës, shprehet ajo, ndërsa përmend dhe sulmin e Banjskës.

“Është e tmerrshme që nuk ka pasur një përgjigje konkrete nga BE-ja ndaj Serbisë. Fatkeqësisht, politika e jashtme e BE-së është ende çështje e shteteve anëtare, disa prej të cilave janë kundër sanksionimit të Serbisë. Mendoj se para së gjithash duhet të ndryshojmë ndërmjetësuesit në dialog. Duhet të vendosim masa, nëse jo sanksione, atëherë të vendosim masa, si për shembull, një ide mund të jetë pezullimi i fondeve të BE-së ndaj Serbisë derisa kjo e fundit të njohë Kosovën..Gjithçka është e lidhur me këtë koncept të normalizimit të marrëdhënieve, i cili është mjaft i çuditshëm, sepse për të normalizuar marrëdhëniet duhet të kemi dy partnerë që e njohin njëri-tjetrin dhe nëse njëri partner nuk e njeh tjetrin, atëherë për mua, nuk mund të ketë normalizim”, tha Federica Woelk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA