Një 25-vjeçar është vënë në pranga për shitje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Në kuadër të operacionit “Qereka”, u bë e mundur sekuestrimi i 3.5 kg kanabis, të cilën dyshohet se i riu F.B e ka siguruar në Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari, siguronte në Krujë kanabis, e shpërndante më pas në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA