Samiti i Procesit të Berlinit mbahet sot në Mal të Zi, Rama dhe liderët rajonalë marrin pjesë Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministrja Giorgia Meloni.
Nuk dihen detajet e vizitës së kryeministrit, megjithatë në fokus pritet të jetë fluksi i emigrantëve që kalojnë nga Italia për në vendet e Bashkimit Evropian.
Më herët, është përfolur që në zona të caktuara të Shqipërisë të krijohen kampe ku të bëhet procesi i selektimit të emigrantëve që vijnë nga vendet e luftës apo të botës së tretë për në Itali.
Nëse arrihet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, një vend anëtarë i BE-së, do t’i jepte hapësirë për frymëmarrje vendeve të bllokut për t’iu bërë ballë fluksit të refugjatëve.
Top Channel