Protestues francezë dënonin sot një ligj të kontestuar emigracioni para senatit të Francës.
Qeveria thotë se ligji është për të rritur sigurinë ndaj emigrantëve por kundërshtarët thonë se është një hile elektorale nga presidenti Emmanuel Macron.
E majta vendase refuzon propozimet për dëbimin e më shumë njerëzve dhe ashpërsimin e kritereve për emigrantët e rregullt, kurse konservatorët thonë se ligji i largimeve nuk duhet të vijë në një kohë kur ka mungesë krahu pune.
“Teksti ka të bëjë më shumë me vendosmërinë tonë,” tha dje ministri i brendshëm Gerald Darmanin, duke përdorur një gjuhë që tentonte të kënaqte dhe republikanët konservatorë, shkruan rrjeti AFP.
Ai zotohej më tej të “gjente një mënyrë për kalimin e ligjit në parlament” – duke shpresuar të evitonte mënyrën e ashpër të kalimit me votë mosbesimi, që është përdorur dhe më parë nga Macron për të kaluar reformën e përçmuar të pensioneve.
Por disa tentativa të mëparshme për të bindur republikën kanë dështuar si në të kaluarën.
Macron propozoi dje zgjerimin e kuadrit kushtetues për të nxjerrë çështje shoqërore si emigracioni, në referendum.
Numri i azil-kërkuesve vitin e kaluar në Francë arriti në 137,000, thuajse sa rekordi vitit 2019.
Top Channel