Dy të mitur kanë rënë në prangat e policisë, pasi plagosën me thikë një 16-vjeçar.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për plagosjen me thikë të R. S. rreth orës 00:05, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Vasil Shanto”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vijuar hetimet e thelluara për të përcaktuar plotësisht autorësinë e plagosjes dhe për të zbardhur rrethanat se si ndodhi.
Në përfundim të veprimeve hetimore, si autorë të dyshuar të rastit, u arrestuan shtetasit A. N., 15 vjeç dhe M. M., 16 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërkaq, adoleshenti i plagosur R. S. vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel