Antonio Guterres bëri thirrje humanitare për për të ndihmuar me 1.2 miliardë dollarë të gjithë popullsinë e Rripit të Gazës dhe 500,000 palestinezët në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor.
Ndërkohë që disa ndihma kanë hyrë në Gaza nga Egjipti përmes kalimit Rafah, sekretari i përgjithshëm i OKB-së ishte i qartë se nuk ishte e mjaftueshme, duke thënë se “rrjedhja e ndihmës nuk plotëson oqeanin e nevojës”.
“Vetëm mbi 400 kamionë kanë kaluar në Gaza gjatë dy javëve të fundit, krahasuar me 500 në ditë para konfliktit”, u shpreh ai duke shtuar se automjetet që transportonin ndihma duhej të lejoheshin të hynin në Gaza në shkallë.
Gutteres bëri thirrje përsëri për dërgimin e më shumë karburantit në Gaza, duke deklaruar se ishte një çështje urgjente kritike.
“Pa karburant, foshnjat e porsalindura në inkubatorë dhe pacientët në mbështetje të jetës do të vdesin“, tha ai.
Top Channel