“Nuk doja të vdisja e virgjër”/ Shfaqet në Lezhë drama për të drejtat e personave me aftësi ndryshe

06/11/2023 12:32

Historia e një vajze adoleshente “të burgosur” në një karrige me rrota, për shkak të një aksidenti tragjik në det.

Monodrama ”Nuk doja të vdisja e virgjër” zbriti mbrëmjen e të dielës në skenën e qendrës kulturore të fëmijëve në Lezhë.

Shfaqje teatrale e bazuar në librin e shkruar nga shkrimtarja italiane me aftësi të kufizuara Barbara Garlaskeli Garlaschelli, erdhi për publikun lezhjan nga regjisori Gjergj Meta, dhe aktore Ina Gjoncin.

Kjo monodramë e bazuar në një histori të vërtetë synon të jete një rrëfim i kthjellët i thjeshtë që hedh dritë më shumë mbi ngjashmëritë sesa mbi dallimet.

“Virgjëria këtu nuk është vetëm në konceptin fizik por në shumë dimensione, që të mos vdesësh e virgjër, e paprekur nga jeta”, thotë regjisori i shfaqjes Gjergj Mena.

Kjo shfaqje teatrale e cila erdhi për here të parë në Lezhe, synon të shërbejë si një moment reflektimi për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara duke i trajtuar të barabartë me secilin prej nes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA