Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ishte sot në SPAK dhe në një prononcim për mediat, pas dëshmisë tha se drejtësia duhet të lihet të bëjë punën e saj.

Suli dyshohet se u pyet për të dhënë versionin e tij mbi hetimet që po kryhen për dëmshpërblimet e tërmetit.

Suli: lejmë drejtësinë të bëjë punën e vet, fat që erdhi sot kjo ditë që çdo person të japë llogari, më lini të bëj punën time në ndihmë të qytetarëve.

Top Channel raportoi ekskluzivisht dy javë më parë se SPAK ka vendosur nën hetim kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli dhe të Rrogozhinës Edison Memolla, pas denoncimeve që i dyshojnë të dy zyrtarët se kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti. Memolla u paraqit pak ditë më parë në SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.

Disa kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë përfunduan të pandehur gjatë këtij viti sidomos për tenderat, si të denoncuar jo vetëm nga KLSH-ja por edhe të referuar nga prokuroritë e zakonshme që ja përcollën kompetencën SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA