“Në kuadër të dashurisë”, menaxheri i kinemasë tregon suksesin: Për herë të parë faktor në rajon…

06/11/2023 22:50

Menaxheri i Marketingut të Cineplexx, Klemi Sinakoli, në një lidhje live për “Top Story” tregoi suksesin e filmit të realizuar nga “Top Channel Films”, “Në kuadër të dashurisë”.

Ai u shpreh se çelësi i suksesit janë filmat komikë, të cilat kanë aktorë personazhët që publiku i do.

“Filmat komikë të bërë nga personat që publiku i do. Për mua kjo është çelësi i suksesit. Si të Ermalit si “Në kuadër të dashurisë”, ne nuk kemi asnjë vështirësi në menaxhim për të gjitha hallkat. Nga të ardhurat pjesë pas pandemisë është si viti 0.

Ditën e premierës të filmit “Në kuadër të dashurisë” kishim disa pjesëtarë të bordit nga Austria dhe bëmë një bisedim për filmat shqiptarë në rajon, ku ne jemi të shtrirë në të gjitha vendet”, tha ai.

Sinakoli vuri në dukje se për herë të parë pas 10 viteve, kryefjala për të gjithë rajonin ishin filmat e kinematografisë shqiptare. Ndër të tjera ai shtoi se Shqipëria është kampion në numrin e shitjes së biletave të kinemasë për filmat vendas.

“Ku mund të them për herë të parë pas 10 viteve që ne operojmë në Shqipëri, kryefjala për të gjithë rajonin ishte tek filmat lokalë në vendin tonë. Në jemi kampionë në rajon vitet e fundit, për nga numri dhe mesatarja e biletave të shitura për filmat vendorë”, deklaroi menaxheri marketingut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA