25/12 20:47
Feston edhe Arijon Ibrahimoviç, i cili ndëshkoi Etrit Berishën në minutën e 73’, duke kaluar Frosinonen në avantazh të dyfishtë përballë Empolit.
17-vjeçari shqiptar, i cili njësoj si Çuni kanë ardhur tek ekipi lacial në huazim nga Bayern Munchen, gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare.
Ky është goli i parë sezonal në Serie A për adoleshentin e talentuat. Dhe i dyti radhazi pas atij të shënuar në Kupën e Italisë kundër Torinos.
VAR-i i anuloi golin e parë në Serie A në pjesën e parë, por Marvin Çuni nuk ndalet dhe në minutën e 58′ realizoi një gol të mrekullueshëm. Duke mposhtur Etrit Berishën dhe duke i dhuruar Frosinones avantazhin përballë Empolit.
Top Channel