Italia gjendet sot në mesin e një krize që kulmon prej viteve ’90 u shndërrua në një vend nga nuk iknin emigrantë por zbarkonin, në fillim nga Europa lindore me protagonistë shqiptarët e më pas Afrika subsahariane dhe Lindja e Mesme.
Pozicionimi gjeografik i Gadishullit Apenin në Detin Mesdhe e bën një prej shteteve ku mund të mbërrijnë më lehtë emigrantët, bashkë me Spanjën dhe Greqinë. Numri i emigrantëve që shkojnë nga deti në Itali ka ardhur në rritje që prej zbarkimeve të shqiptarëve shkruan Sky TG 24.
22 mijë e 343 persona rezultojnë në statistikat e Ministrisë së Brendshme italiane në vitin 1997. Shifrat u rritën në vitet që do të pasonin për shkak të luftës në Kosovë, por dhe të ardhur nga Afrika dhe Lindja e Mesme, për të mbërritur në 1999 në 49.999.
Shifrat pësojnë në një ulje në vitet 2.000 për t’u rikthyer në 2005 sërish në 22 mijë e 939. Rritja e radhës do të ishte në 2008. Prej vitit 2010, dekada e re do të shënonte atë që studiuesit e shohin sot si pika e kthesës në historinë e emigracionit drejt Italisë, kur në vitin 2011 zbarkuan 62 mijë vetë.
Është viti i pranverës arabe, kryengritje në Egjipt, Tunizi, Libi, nga ku filluan edhe largimet në masë. Prej atij viti u harruan shqiptarët dhe sytë u kthyen nga një problem edhe më i madh, si të menaxhohej një krizë që nuk do të ishte më vetëm e italianëve por e të gjithë Europës: solidaritet? Çështje sigurie? Apo hapje ndaj emigracionit të rregullt? Shifrat kanë pësuar ulje-ngritje përgjatë dekadave, por nuk kanë munguar tragjeditë në det.
Në vitin 2014, u regjistrua shifra rekord prej 170.100 zbarkimesh pjesa më e madhe nga Siria. Kriza europiane e emigrantëve ishte zyrtare dhe zbarkimet nuk do të regjistronin më ulje rekord pas rekordi dhe nuk arrin ta ndalë as dekreti që ashpërson rregullat e emigracionit në vitin 2016. U krijuan atë vit 20 qendra për dëbimin e të huajve ilegalë, por fluksi njeh ulje.
Pas vitit 2020, nis sërish rritja me tunizianë, egjiptianë dhe bengalzë. Mbi 104 mijë janë shifrat e vitit të kaluar, muaji me më shumë zbarkime ishte gushti dhe me më pak marsi. Viti nuk është mbyllur, por deri në shtator, që nga 1 janari në Itali kanë zbarkuar 127.207 emigrantë. Lampeduza, porta e parë e klandestinëve në Itali, nuk e përballonte dot më, por as qeveria italiane e cila kërkoi ndihmën e bllokut.
Emigracioni është kthyer në kapin e betejës të çdo force politike që merr pushtetin në Itali. Së fundmi, retorika ka dalë përtej kufijve dhe Giorgia Meloni ka lëshuar akuza të ashpra ndaj vendeve të Bashkimit Europian, veçanërisht Francës që nuk po ndihmojnë në përballimin e kësaj krize.,
Top Channel