Helmohet nga kërpudhat një 41-vjeçare në Devoll, përfundon në gjendje të rëndë në spital
06/11/2023 10:53
Një 41-vjeçare nga Devolli, ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital, pasi u helmua nga kërpudhat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ditën e djeshme, ku gruaja është çuar në spitalin e Bilishtit për ndihmë mjekësore. Prej aty, ajo u dërgua në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e shtruar në reanimacion.
Familjarët kanë deklaruar para uniformave blu të Devollit se gruaja ka ngrënë kërpudha, po ashtu edhe sipas bluzave të bardha, ajo është helmuar prej tyre.
Policia po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave, pasi nuk dihet se ku i ka konsumuar kërpudhat kjo shtetase.
Top Channel