Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga grumbullimi i radhës i Kombëtares, lojtarët kuqezi vijojnë të japin më të mirën e tyre në klubet ku aktivizohen.

Protagonisti kryesor i kësaj fundjave ishte Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i Kombëtares shndërrroi në gol një penallti në fundin e ndeshjes në Turqi ku aktivizohet me Konyasporin, duke evituar humbjen e realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, me ‘panenka’, një gol që solli barazimin e rezultatit.

Sakaq, në Belgjikë, Arbnor Muja ishte vendimtar me një asist në fitoren e Antwerp ndaj Genk. Sulmuesi kuqezi shërbeu saktë në minutën e 5-të për Janssen, i cili realizoi golin e parë të takimit.

Në Itali, Berat Gjimshiti dhe Ylber Ramadani vijojnë të jenë titullarë të padiskutueshëm me skuadrat e tyre, Atalanta dhe Leçe. Kapiteni i Kombëtares luajti deri në minutën e fundit në disfatën e skuadrës së tij ndaj Interit të Asllanit duke zhvilluar një ndeshje të mire. Nga ana tjetër, mesfushori Ramadani u vlerësua me notën 7 nga sajti i specializuar për statistika, ‘Sofascore’ në humbjen ndaj Romës.

Titullarë këtë fundjavë me klubet e tyre ishin edhe Elhan Kastrati, Enea Mihaj, Qazin Laçi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi. Ndërsa sot për skuadrën e Chelsea pritet të jetë në dispozicion Armando Broja, i cili qëndron prej disa javësh në fazë përkujdesjeje pas problemeve që ndjeu në grumbullimin me kombëtaren.

Ndër lajmet jo të mira të fundjavën për grupin e kuqezinjëve është dëmtimi i Ivan Balliut, futbollistit që aktivizohet tek Rayo Vallecano në La Liga i cili mungoi në ndeshjen e mbërmjes së djeshme me Realin e Madridit për shkak të një shqetësimi në gju. Po ashtu edhe mbrojtësit jetër, Enea Mihaj që aktivizohet në Portugali është dëmtuar duke ngritur një sirenë alarmi për reaprtin e mborjtjes, por për fat do të kenë edhe dy javë kohë deri në ndeshjen e kombëtares, me shpresën e rikuperimit për të qenë të gatshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA