Dhunoi në gjendje të dehur bashkëshorten dhe e kërcënoi të mos tregonte, bie në pranga 52-vjeçari
06/11/2023 09:53
Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dhunoi bashkëshorten në fshatin Pojan të Maliqit.
Sipas informacioneve të policisë, bëhet me dije se 52-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur dhe plagosur bashkëshorten e tij 42 vjeçe, duke i shkaktuar frakturë në hundë.
Ai po ashtu e ka kërcënuar që të mos tregojë pranë policisë se çfarë kishte ndodhur, por forcat e komisariatit të Maliqit kanë mundur të zbardhin të gjitha detajet e ngjarjes.
Pas mjekimit në spital, bashkëshortja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti me iniciale A.R. u vu në pranga nga policia.
Top Channel