Tetë persona janë arrestuar në Tiranë për shpërndarje droge afër lokaleve të natës.
Gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve të këtyre shtetasve, u gjetën rreth 160 doza me lëndë narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të lokaleve të natës të ndryshme në Tiranë.
Të arrestuarit janë: K. B., 33 vjeç, O. I., 18 vjeç, H. Gj., 19 vjeç, A. D., 42 vjeç, dhe E. K., 35 vjeç, E. Z., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel