Zëvendësohet tubacioni qendror i Shën Mërisë, rinis furnizimi me ujë në Tiranë

05/11/2023 19:05

Një lajm i mirë për qytetarët e Tiranës.

Pas 48 orëve intensive, ekipet e Ujësjellës Kanalizimeve kanë mundur të zëvendësojnë tubacionin qendror të Shën Mërisë, që ishte dëmtuar nga inertet që solli rrebeshi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në X, dikur Twitter, falenderoi punonjësit e ujësjellësit, të cilët punuan 48 orë thotë ai për të zëvendësuar tubacionin qendror të Shën Mërisë.

“Pas shumë mundi, edhe pasoja e fundit e stuhisë u zgjidh! Faleminderit kolegëve të @UjësjellësiTR që punuan 48 orë pa reshtur për të zëvendësuar tubacionin qendror të Shën Mërisë, dëmtuar nga inertet që solli rrebeshi! Furnizimi rinis normalisht sonte për Njësinë 1. 2, Dajt dhe Farkë! Mirënjohje qytetarëve për durimin dhe bashkëpunimin! Bashkë!”, shkruan  Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA