U rrëzua në tokë në gjendje të dehur dhe dëmtoi kokën, ndërron jetë 53-vjeçari nga Miloti

05/11/2023 22:42
Foto ilustruese

Një 53-vjeçar nga Miloti ka humbur jetën pasi u rrëzua në tokë në gjendje të dehur, duke plagosur rëndë kokën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, në afërsi të Uzinës, ku L. K. 53 vjeç,  po ecte në këmbë në anë të rrugës. 53-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagës së rëndë.

Sipas policisë nga veprimet hetimore paraprake të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe kqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.

Trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA