Turqi/ Partia Popullore Republikane zgjedh kreun e ri, pas humbjes në zgjedhje

05/11/2023 16:24

Lideri opozitar turk Kemal Kılıçdaroglu është detyruar të japë dorëheqje të dielën, pasi Partia Popullore Republikane (CHP) ka zgjedhur Ozgur Ozelin si kryetar të ri, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të majit.

Delegatët kanë përkrahur 49-vjeçarin Ozel, që ishte në garë me Kılıçdaroglun, 74-vjeçarin, i cili ka udhëhequr partinë në 13 vitet e fundit.

Pavarësisht se mblodhi një aleancë të madhe për zgjedhjet e 14 majit, Kılıçdaroglu dështoi që të triumfojë.

Ozel, aleat politik i kryetarit të Stambollit, Ekrem İmamoglu, ka bërë thirrje për reforma në parti, më të vjetrën në Turqi.

CHP synon t’i ruajë pozitat e rëndësishme komunale që ka në Stamboll dhe Ankara, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për komuna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA