Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë 25 mijë franga zvicerane, nën hetim një 40-vjeçar
05/11/2023 14:42
Një 40-vjeçar është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të fuste në vendin tonë 25 mijë franga zvicerane në mënyrë ilegale.
Mbi 40-vjeçari O.A i cili është banues në Vlorë, rëndon vepra penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel