S’ka më fundjava plazhi, mot i paqëndrueshëm me erë dhe dallgë në bregdet
05/11/2023 14:05
Pas një vere të gjatë, me sezonin e plazhit që vazhdoi deri në fund të tetorit, kjo fundjavë solli vjeshtën në të gjithë vendin.
Erë e fortë dhe reshje të dendura shiu kanë mbizotëruar në qytetin bregdetar të Durrësit. Ndërsa këtë të diel paradite, shiu ka ndaluar, por era vazhdon me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar dallgë në det.
Për pasojë, ndryshe nga çdo fundjavë tjetër, të paktë janë ata që kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar këtë të diel.
Top Channel