
Sergio Ramos u rikthye te Sevilla, ekipi i tij i zemrës. Mbrojtësi andaluzian fitoi gjithçka me Realin e Madridit dhe kombëtaren e Spanjës, teksa së fundmi ka zbuluar një prapaskenë merkatoje.
Ishte viti 2014, Ramos luante me “Los Blancos” dhe në sulm për shërbimet e tij u hodh Manchester United.
“Po, isha afër kalimit tek United në vitin 2014. Babai im është tifoz i zjarrtë i United, por unë qëndrova aty ku duhej të qëndroja, te Reali.
Pavarësisht gjithçkaje, unë ruaj admirimin tim për klubin e United, për Premier League dhe për lojtarët e kampionatit anglez. Sepse ritmi i lojës është i ndryshëm dhe është një kampionat ku të gjithë mund të mësojnë shumë. Nuk u largova sepse isha i lumtur në Madrid, njësoj siç jam tani i lumtur te Sevilla”, deklaroi 37-vjeçari. /Supersport
Top Channel