Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane 01/03 22:59
Mijëra grekë dhe emigrantë arabë e palestinezë protestuan këtë të diel në qytetet më të mëdha të Greqisë.
Protestat u organizuan prej grupimeve të majta të udhëhequra prej partisë komunisti greke si dhe organizatave pro palestineze.
Protestuesit kërkuan ndalimin e ofensivës izraelite në Gaza. Ata kërkuan të drejtën popullit palestinez “për krijimin e shtetit të Palestinës dhe bashkëjetesës normale me fqinjët e tij”.
Sipas policisë, pjesëmarrja ishte masive, ndërsa protestuesit akuzuan Izraelin se po kryen gjenocid në Gaza.
Në Athinë protesta u shtri në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe përfundoi jashtë ambasadës izraelite.
Top Channel