Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e mjetit që përplasi 2 këmbësorë në trotuar, pranë Kryeministrisë.
Në pranga ra 21-vjeçari Jorgaq Thengjilli, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Gazetarja e TCH raporton se janë dy vajza.
Ndërsa drejtonte mjetin me targa AA 528 PY, Jorgaq Thengjilli ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë ka përplasur dy këmbësore D. K., dhe K. D., në rrugën “Ismail Qemali”. Të lënduarat janë dërguar në spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Nga testi i alkoolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo të drogës. Ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara.
Konkretisht ne korrik të këtij viti është kapur në zonën e Yzberishit me shpejtësi dhe është ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë të reja.
Top Channel