Për më shumë se 4 dekada Albert Mataj ushtron profesionin e këpucarit në fshatin Levan të Fierit.

Në vitin 1981 kur ishte vetëm 16 vjeç ai filloi punë në ndërmarrjen e Riparim Shërbimeve.

Në vitet ‘90 provoi emigracionin por u kthye shpejt ne vendlindje dhe sot vazhdon profesionin e tij te vjetër”, u shpreh këpucari Albert Mataj.

Alberti thotë se ka klientët e tij që prej vitesh kanë zgjedhur të përdorin këpucët e prodhuara nga duart e tij pasi kanë një cilësi të mirë dhe çmim më të ulët se ato që shiten në treg. Edhe pse sot është afër të gjashtëdhjetave, Alberti tregon se ish-kolegët e tij kanë dalë në pension dhe se ky profesion është drejt zhdukjes.“U bënë 30 vjet që në derën time nuk ka trokitur njëri për të mësuar profesionin e këpucarit të rinjtë sot nuk janë të interesuar. Do të doja që këtë zanat ta trashëgoja të fëmijët e mi por e kisha të pamundur pasi jam baba i 3 vajzave. Unë do të vazhdoj të punoj dhe nuk do ta braktis kurrë këtë profesion thotë Alberti pasi me këtë punë kam mbajtur familjen”, u shpreh Alberti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA