Një shtetas i cili është arrestuar më 22 tetor për abuzim seksual me një të mitur në Durrës, i është gjetur në shtëpi armë zjarri, municion luftarak, drogë dhe sende që shërbenin për ndarjen e drogës, në doza, me qëllim shitjen e tyre.
Shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e motrës së shtetasit A. Ll, shtetases M. D., në lagjen nr. 18.
Gjatë kontrollit në këtë banesë, policia gjeti të fshehura një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike heroinë dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, në doza, sende të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin A. Ll., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. D., 64 vjeçe, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel