
Në ditën e dytë të Javës së Modës në Athinë, Elton Ilirjani thyen tabu në skenën e modës së vendit fqinj.
Në një bashkëpunim me stilisten e njohur serbe, Suzana Peric, ai hapi dhe mbylli shfaqjen. Hapja ishte risi pasi Ilirjani ishte gjysmë i zhveshur dhe për t’u mbuluar në pjesën e sipërme të trupit mbante një pjesë statuje në flori me dekoltenë e një femre të përgatitur nga artistët serbë.
Performanca e tij mori vlerësime pozitive. Ndërkohë, Ilirjani kishte një vend special në paradën e stilistit të mirënjohur grek nga Selaniku, Kostantinos Tsigaros! Stilisti e kishte përzgjedhur si ikonën në hapje dhe mbyllje të shfaqjes. Tsigaros e cilësoi supermodel dhe superstar!
Ndërsa, në pjesën e parë të ditës, Ilirjani u përzgjodh nga stilisti Dassios për një set fotografik për koleksionin e tij më të fundit në një ndërtesë ikonike të Athinës, Zappeio. Elton Ilirjani befason kështu Javën e Modës në Athinë dhe padiskutueshëm ylli i kësaj jave!
Top Channel