Shkuan në kufi por refuzuan t’i hapnin portën, asnjë shtetas i huaj nuk u largua sot nga Gaza

04/11/2023 17:47

Këtë të shtunë nuk ka pasur asnjë shtetas të huaj që është larguar nga Gaza.

Në raportimet e bëra nuk u konstatua asnjë person me pasaportë të huaj ose të lënduar, që ka hyrë në territoret e Egjiptit.

BBC shkruan se qindra persona të huaj kanë mbërritur në kufi, por porta nuk është hapur sot.

Sipas tyre autoritetet e kalimit në anën palestineze, kanë deklaruar se nuk lejohet lëvizja e personave me pasaporta të huaja derisa të arrihet një marrëveshje për sigurinë e tyre.

Kufiri Rafah që lidh Egjiptin me Gazën shihet si pika e vetme e shpresës për largimin e palestinezëve dhe të huajve të prekur nga sulmet që vijojnë prej disa javësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA