Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një grirëse e kësaj lënde.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi F. H., 25 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza të lëndës narkotike kanabis sativa që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe një grirëse e kësaj lënde.

Ky aksion u krye në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA