Mijëra njerëz marshojnë në Berlin në solidaritet me palestinezët (fotot)

04/11/2023 19:02

Mijëra njerëz marshuan sot në qendër të kryeqytetit të Gjermanisë në solidaritet me palestinezët në Gaza, mes bombardimeve shkatërrimtare të Izraelit pas sulmit të Hamas në territorin e tij më 7 tetor.

“Gjermania është fajtore për krimet që po kryhen aktualisht kundër palestinezëve. Ne kërkojmë fundin e politikës gjermane në mbrojtje të Izraelit dhe kërkojmë që vendi të përkushtohet në ndihmë humanitare për palestinezët”, tha për rrjetin AFP një protestues që dha emrin e tij si Dave.

Organizatorët thanë se marshimi do të ishte i vogël por policia tha se rreth 10,000 njerëz kishte në të, prandaj rreth 1,400 ishin dislokuar për të mbikqyrur protestën.

Atmosfera e protestës ishte kryesisht e qetë teksa shumë protestues vinin me familjet dhe fëmijët e tyre.

Mes pankartave të protestuesve shiheshin sloganet “Shpëtoni Gazën”, “Ndaloni genocidin” dhe “Armëpushim”, dëshmonin gazetarët e rrjetit AFP.

Shumë nga pjesëmarrësit mbanin në kokë shallin karakteristik palestinez ‘kefieh’.

Rrjedhimisht protestuesit u mblodhën në sheshin qendror Alexanderplatz në Berlin, ku nisën të brohorisnin “Palestina e lirë”.

FOTO GALERI
1/6
Mijëra njerëz marshuan sot në qendër të kryeqytetit të Gjermanisë në solidaritet me palestinezët në Gaza, mes bombardimeve shkatërrimtare të Izraelit

Top Channel