Fenerbahçe ka pësuar humbjen e sezonale këtë të shtunë. Skuadra e Ismail Kartalit u mposht në shtëpi përballë Trabzonsporit (2-3), në kuadër të javës së 11-të të ligës turke, duke ia dhuruar kreun Galatasaray-t.
Mysafirët shënuan në minutën e 10-të, me anë të sulmuesit nigerian, Paul Onuachu, i cili shfrytëzoi pasimin të boshnjakut Edin Visca.
Fillimi i pjesës së dytë ishte dramatik për vendasit, të cilët pësuan dy gola të tjerë në dy minuta. në të 46’, Berat Özdemir i çoi shifrat në 0-2 dhe më pas Nicolás Pépé shënoi golin e tretë të Trabzonsporit, pas një pasimi të Abdulkadir Ömur.
Fenerbahçe shkurtoi rezultatin në 2-2, pas dy penalltive të shndërruara në gol nga serbi Dusan Tadic, në minutat e 61’ dhe të 90’. Një shtesë vendësit mbetëmme10 lojtarë, pasi Ismail Yuksek mori dy kartonë të verdhë në dhjetë minuta (68 dhe 78) dhe u përjashtua nga fusha.
Galatasaray është lideri i ri, me një pikë më shumë se Fenerbahçe, e cila nuk kishte humbur asnjë ndeshje zyrtare këtë sezon deri më sot.
Top Channel