Ambienti i jashtëm i spitalit Al-Shifa është bombarduar nga Izraeli gjatë orëve të fundit.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze deklaroi se 15 persona u vranë kur një ambulancë u godit në spitalin më të madh të qytetit të Gazës.
Ndërkohë edhe një shkollë në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore u godit nga sulmet. Kjo ngjarje u konfirmua nga agjencia e OKB-së për refugjatët.
Më herët, i dërguari special i SHBA-së, David Satterfield, deklaroi se deri në 400,000 njerëz mbetën në Gazën veriore , e cila është goditur nga bombardimet izraelite nga ajri.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan se do të lejojnë lëvizjet në një nga autostradat kryesore veri-jug të Gazës, në mënyrë që banorët në veri të mund të iknin në jug të vendit.
Top Channel