Lionel Messi flet për herë të parë rreth rikthimit të tij të mundshëm te Barcelona pasi u largua nga Paris Saint-Germain.
Argjentinasi zbuloi se e konsideroi si opsion dhe se e dëshironte shumë ta vishte sërish fanellën blaugrana, por theksoi se ishte e pamundur. Po ashtu për herë të parë, 36-vjeçari pranoi se e ka mbyllur me futbollin në Europë ndërsa la një mundësi për Botërorin e vitit 2026.
“Mund të rikthehesha te Barcelona, por nuk u realizua. Ishte një situatë pak a shumë e ngjashme me atë të largimit në vitin 2021. E mendova shumë rikthimin te Barça, jetën time atje dhe të tërhiqesha ashtu siç e kisha ëndërruar, por nuk ishte e mundur. Ishte një ide e bukur për mua dhe familjen time, por ishte diçka e pamundur për t’u realizuar.
A e kam mbyllur kapitullin në Europë? Po. Falë Zotit pata një karrierë të jashtëzakonshme në Europë dhe fitova të gjithë titujt që kisha ëndërruar. Tani vendosa të transferohem në Amerikë dhe nuk besoj se do të rikthehem në Europë. Kupa e Botës në 2026-tën? Duke marrë në konsideratë moshën që do të kem në atë vit, e mendoj pak të vështirë, por të shohim”, theksoi Messi./SuperSport
Top Channel