Dentisti nga Florida akuzohet për ‘porositje të vrasjes’ por thotë se vrasësit e shantazhuan (fotot)

04/11/2023 21:50

Një dentist nga Florida në SHBA që akuzohet për vrasjen e kunatit të tij, thotë se në fakt është një rast shantazhi nga vrasësit e vërtetë.

Dentisti tha dje në gjyqin e vrasjes së profesorit të njohur të universitetit në 2014, se nuk ishte i përfshirë në vrasje dhe se vrasësit e tij e kishin zhvatur e shantazhuar.

Charles Adelson, motra e të cilit Wendi ishte në një konflikt kujdestarie me Dan Markel kur ky i fundit u vra në makinën e tij në 2014, dha dëshminë në mbrojtje të vetes. Ai tha se vrasjen e kreu një i njohur i ish-të dashurës së tij dhe për këtë e kërcënojnë që të paguajë $300,000, përndryshe dhe ai vetë do të vritet.

“Unë nuk pranoj të paguaj për vrasje, kjo është çmenduri”, tregonte Adelson se si kishte reaguar ndaj ofertës së ish-të dashurës së tij Katherine Magbanua. “Por ajo më tha se nëse nuk paguaj brenda 48 orëve, ata do të të vrasin ty, dhe unë i thashë ‘Më duket se kjo tingëllon si zhvatje’”.

Më parë Dan e Wendi Markel ishin divorcuar dhe u ishte dhënë kujdestari e përbashkët e dy fëmijëve të tyre.

Por Wendi donte të zhvendosej nga qyteti i Tallahassee në jug të Florida për të qenë pranë prindërve të saj, dhe gjykatësi vendosi se ajo nuk mund të merrte fëmijët me vete, pasi Dan Markel nuk dëshironte të vendosej edhe ai ne Florida.

Prokurorët tonë tashmë se Adelson ka organizuar dhe paguar për vrasjen e profesorit, dhe se ish-e dashura e tij Magbanua pajtoi për vrasjen, të dashurin e saj të ri Sigfredo Garcia, bashkë me mikun e këtij të fundit Luis Rivera.

Të dy Magbanua e Garcia janë dënuar për vrasje të gradës së parë ndërsa Rivera po kryen dënimin me 19-vjet burg për vrasje të gradës së dytë, ulje që përfitoi në këmbim të dëshmisë kundër Garcia e Magbanua.

Adelson akuzohet gjithashtu për vrasje të gradës së dytë, nxitje të vrasjes, por në dëshminë e djeshme tha se prokurorët kanë gabuar me faktet e tyre.

“Ata mendojnë se unë pagova për vrasjen por në fakt ishte një zhvatje,” tha Adelson duke parashtruar versionin e tij të ngjarjeve.

Ai tha se ngjarja ishte zhvilluar pak a shume kështu:

Para vrasjes familja e Adelson i kishte ofruar Markel 1 milionë dollarë për t’u zhvendosur edhe ai në Florida që fëmijët të ishin pranë ish-gruas së tij. Vetë Adelson kishte ofruar të paguante një të tretën e kostove, dhe këtë histori ai ia kishte treguar të dashurës së tij të atëhershme Magbanua.

Por Magbuana duke dashur të përfshihej në çështjen e parave të ofruara, tha se ai kishte përmendur më parë çështjen e pajtimit të një vrasësi, si nje zgjidhje alternative.

Adelson tha se këtë e kishte bërë vetëm me shaka dhe se nuk ksihte tentuar kurrë të pajtonte një vrasës.

Por më vonë Magbanua njoftoi Adelson se miku i saj e kishte vrarë me të vërtetë Markel, dhe se ai tashmë duhet të paguante.

Adelson tha se ishte detyruar t’i jepte ish-të dashurës fillimisht $138,000 në para të thata dhe më pas të paguante vrasësit $3,000 çdo muaj pas kësaj. Ai tha se kishte frikë të shkonte në polici pasi Garcia mund ta vriste.

Ai shtoi se nuk besonte se Magbanua ishte pjesë e vrasjes por këtë po e bënte për ta mbrojtur atë nga i dashuri vrasës Garcia. Ai shtonte se kishte pranuar t’i jepte asaj veçmas $1,000 në muaj për kostot e jetesës me fëmijët, edhe pse çifti ishin ndarë.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA