Bujar Luca, piktori por gjithashtu grafisti dhe poeti, i ftuar në programin “Artkand” me Jetona Koçibellin, shfaqi për herë të parë një anë jo shumë të panjohur të krjimtarisë së tij, atë të viteve ’80.

Në “Ankand” janë aktualisht dy piktura të këtj viti, ‘Stacion Autobuzi në Shi’ dhe ‘Dalia’. Artisti u shpreh se tabloja e parë do të ndalohej të ekspozohej nga komisioni, për arsye se nuk paraqiste temat e mëdha të socializmit, por ishte shumë poetike dhe lirike.

Artisti tha se personazhi i veçuar paraqet autoportretin e tij, si intelektuali i vetmuar përballë turmës. Sepse intelektuali atëherë urrehej nga turma. Përkundjrejt artit të realizmit që ishte një art skematik dhe i komanduar, artisti rrëfeu se ai u shkëput shpejt nga kjo mënyrë të pikturuari për të zgjedhur ‘action painting’.

Bujar Luca ka përballuar në rininë e tij diktaturën komuniste. I lindur në Tiranë, në vitin 1954, ai diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve, në vitin 1978. Që në kohën kur ishte student, etja e tij për t’u përfshirë në art e shpie shpejt në kontradiktë me profesorët e tij dhe pikturën e realizmit socialist. Moskonformimi i tij bën që të përjashtohet për një vit në mbrojtjen e diplomës, e më vonë të refuzohet sistematikisht për vite me radhë nga komisionet e ekspozitave. Në vitet ‘80 shkruan intensivisht poezi. Temat kryesore janë izolimi, ankthi, shpresa për të shpëtuar nga kthetrat e regjimit totalitar e për të gjetur një ditë lirinë shpirtërore dhe krijuese. Në to, çdo gjë është e shprehur nëpërmjet metaforave. Një pjesë e këtyre poezive u botuan pak kohë pasi kishin arritur në Paris, në përmbledhjen me titull “Oniromancie”.

Në vitin 1986 bëhet e mundur ekspozita e tij e parë vetjake, jo me piktura por me vizatimet e kostumeve të filmave. Në vitin 1989, Kinostudio e dërgon të bëjë një stazh dymujor për efektet speciale në kinema, në Paris. Po në këtë vit, më në fund ai hap ekspozitën e dytë vetjake me pikturat e tij, por edhe këto të seleksionuara nga një komision i posaçëm: për fat shumë më tolerant. Kjo ekspozitë do të përkonte me rënien e murit të Berlinit.Në vitin 1990, Bujar Luca, i ftuar për të hapur një ekspozitë në Francë, zgjedh të jetojë në Paris.

Në shtator të këtij viti, revista “Connaissance des Arts”, duke folur për herë të parë mbi artin në Shqipëri, e publikon në një dyfaqësh të fotografuar mes pikturave në atelierin e tij në Tiranë.Në vitin 1991, hapet në Paris ekspozita e parë vetjake. Në vitet 1990-2023, ekspozitat do të pasojnë njëra-tjetrën dhe do të jenë të shumta. Në vitin 2015, Bujar Luca do të rikthehej për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve me një ekspozitë vetjake. Ndërkohë që kjo retrospektivë “Të Prekësh të Padukshmen” është ekspozita e tij e dytë në Shqipëri, gjatë këtyre 33 viteve që Bujar Luca jeton në Paris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA