Situatë e pazakontë në Tiranë. Stuhia e shiut ka përmbytur rrugët e kryeqytetit, duke krijuar kaos.

Sikurse duket edhe në pamje, uji që ka vërshuar në rrugë, ka paralizuar lëvizjen e automjeteve.

Uji ka arritur në nivel të lartë dhe ka shkaktuar trafik.

Shqipëria është prekur këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Europën dhe që në vendin fqinj Itali ka shkaktuar dëme të mëdha.

Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar qarkullimi në disa akse rrugore, ndërkohë që uji ka hyrë në disa banesa dhe biznese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA