Qentë “Pit bull” sulmuan 84-vjeçarin në Durrës, arrestohet pronari/ I moshuari, në gjendje të rëndë në spital

03/11/2023 10:51

Pronari i qenve “Pit bull”, që sulmuan një ditë më parë një 84-vjeçar, është vënë në pranga.

Ndaj 44-vjeçari me iniciale A.L. rëndon vepra penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen numër 13, në zonën e Plazhit. Dy qentë sulmuan të moshuarin që po ecte në rrugë, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë, duar e pjesë të tjera të trupit.

84-vjeçari ndodhet në reanimacionin qendror të qytetit, në gjendje të rëndë, sikurse bëjnë me dije burime nga Spitali i Durrësit.

Braktisja e qenve nga pronarët e tyre, por edhe qentë e rrugës, vazhdojnë të mbeten problem në rrugët e qytetit bregdetar, duke cenuar sigurinë e qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA