Qëlloi me armë zjarri në afërsi të banesës së një 34-vjeçari në Manzë, shpallet në kërkim autori

03/11/2023 15:02

Policia ka identifikuar personin që qëlloi me armë zjarri në afërsi të banesës së një 34-vjeçari në Manzë.

56-vjeccari H. H.,, banues në Tiranë, u shpall në kërkim. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, të mbrëmjes së djeshme.

Sapo janë njoftuar se në drejtim të banesës së shtetasit V. B., 34 vjeç, në fshatin Kullë, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje, për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel