Punimet për lagjen e re “5 Maji” vazhdojnë ende, për të pritur strehuar familjet që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga punimet, ndërsa thotë se në këtë lagje do të jenë edhe dy godina të institucioneve shtetërore.

“Edhe 70 familje të reja do të strehon së shpejti në lagjen e re “5 Maji”, aty ku edhe 2 godina të reja të institucioneve shtetërore do të zhvendosen me zyra”.

Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë është projektuar nga arkitekti i njohur italian Stefano Boeri. Ajo po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, dhe synon të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA