Operacionet e ngarkim-shkarkimit të anijeve u pezulluan për shkak të motit, rifillon veprimtaria në terminalet portuale

03/11/2023 16:31

Pas përkeqësimit të kushteve të motit gjatë ditës së sotme, i cili shkaktoi pezullimin e përkohshëm të operacioneve të ngarkim-shkarkimit të anijeve, ka rifilluar gradualisht veprimtaria në terminalet portuale.

Sipas një njoftimi të APD-së, ekipet operacionale dhe ato të Emergjencave Civile të Portit të Durrësit janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë përdoruesve të Portit, si dhe në mbështetje të strukturave të Bashkisë Durrës në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike, ndërsa po ndiqet situata nga ekipet e APD-së në bashkërendim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe Kapitenerinë e Portit të Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA