Përtej kushteve të vështira atmosferike, prej disa orësh punonjës të bashkisë Shkodër po punojnë për zhbllokimin e aksit rrugor Theth – Ndërlysaj, e cila është bllokuar në tre vende si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjes së gurëve.

Deri më tani, është bërë i mundur zhbllokimi i dy pikave pranë zonave të njohura nga banorët si “Shkëmbi i Thethit” dhe pranë “Centralit”.

Po punohet me ritme të shpejta për zhbllokimin e të gjithë aksit brenda natës së sotme.

Sipas grupeve në terren, brenda 1 ore ky segment rrugor nga Ndërlysaj në drejtim të Thethit do të jetë i hapur për udhëtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA