Një efektiv policie është plagosur në Tiranë nga shkëputja e një objekti për shkak të motit të keq.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 1:00 në afërsi të pallatit me shigjeta. I lënduar ka mbetur efektivi M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.

Efektivi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shqipëria është prekur këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Europën dhe që në vendin fqinj Itali ka shkaktuar dëme të mëdha.

Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar qarkullimi në disa akse rrugore, ndërkohë që uji ka hyrë në disa banesa dhe biznese.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA