Në këtë kohë të vitit, pemët në tokën e Alan Risolo në Italinë qendrore duhet të ishin të mbushura me ullinj.
Por krizat njëpasnjëshme të motit po shkatërrojnë ngadalë prodhimin tregtinë dhe ushqimin e familjeve, ankohen vendasit.
“Prodhimi ka rënë shumë,” thotë fermeri 43-vjeçar nga Sabina, në veri të Romës duke treguar kokrrat jeshile dhe të zeza të ullinjve.
Zona e njohur prej shekujsh për kodrat e saj të ullinjve, ka pemë qindra e mijëra vjeçare, por ndryshimet e motit po kthehen në sfida serioze.
“Prej vitesh toka jonë po vuan nga këto ndryshime te klimes”, thotë Risolo për rrjetin AFP, duke cituar stuhitë e forta te shiut, që ndiqen më pas me periudha të gjata nxehtësie e thatësire që shkatërrojnë prodhimin.
Normalisht në kohën e vjeljes së ullinjve ata duhet të ishin me veshur me xhaketa, por sivjet shkundin degët me bluza me mëngë të shkurtra prej motit çuditërisht të ngrohtë.
Zvogëlimi i trishtë i prodhimit nuk vlen vetëm për rajonin Sabina, por thuajse të gjithë rajonet bujqësore qëndrore e veriore të Italisë.
Këtë vit prodhimi kombëtar i ullinjve llogaritet të jetë rreth 290,000 ton, në krahasim me 315,000 në 2022 sipas shoqatës bujqësore Coldiretti të cilët fajësojnë klimën.
Shumica e prodhimit të Risolo shkon në impjantin “OP Latium” ku kokrrat lahen, përzgjidhen e më pas shtypen për të krijuar pastën jeshile dhe më pas vajin e çmuar të ullirit.
Aromat aty janë të mrekullueshme dhe pajisjet të teknologjisë së lartë, por këto përsëri nuk mund të nxjerrin vaj nga prodhimi i munguar që nuk ekziston.
Top Channel